Pensionohet Mikereme Salihu – Kurteshi, zyrtare shembullore e ATK-së

Pas njëzet vite punë në Administratën Tatimore të Kosovës, këtë fundjavë është pensionuar punëtorja e palodhshme Mikereme Salihu – Kurteshi për të cilën ka patur fjalë miradije nga kolegët, të cilët e kanë çmuar lart punën dhe angazhimin e saj.

Asaj i është organizuar një përcjellje çfarë e ka merituar, duke qenë shembull i punës së palodhshme, i kolegjialitetit dhe afërsisë dhe mirësjeslljes.

Mikereme Salihu – Kurteshi, e lindur para 65-viteve në Roganë të Dardanës, bashkë me familjen e saj vendosen në Gjilan në vitin 1962, ku ajo ka përfunduar shkollimin fillor dhe atë të mesëm e më pas ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, në vitin 1986.

Një vit më pas, ajo ishte punësuar në Kombinatin e Duhanit në Gjilan dhe aty kishte punuar deri në fund të vitit 1988, kur ishte përjashtuar nga puna shkaku i diferencimit ideo-politik.

Që nga ajo kohë, ndonëse kuadër me përgatitje superiore shkollore ajo për 17 vite me radhë ngeli pa vend të punës, por pa u dorëzuar asnjëherë.

Në vitin 2004, Mikreme Salihu – Kurteshi ishte punësuar në Administratën Tatimore të Kosovës si zyrtare e kontributeve, gjegjësisht në Trustin e Kursimeve Pensionale për komunat Gjilan, Kamenicë, Viti e Novobërdë e këtë detyrë e kreu deri në ditën e djeshme 18 tetor, kur edhe është pensionuar.

Ndryshe, kjo punëtore e dalluar është e martuar për Sabit Kurteshin, profesor në pension me të cilin kanë tre fëmijë, një vajzë e dy djem, të gjithë të martuar dhe që kanë krijuar familjet e tyre.

Çifti bashkëshortor Sabit e Mikereme Kurteshi kanë katër nipa dhe një mbesë dhe tek ta përçojnë vullnetin për punë, atdhedashurinë dhe mirësinë.

Mikereme Salihu – Kurteshit kolektivi i ATK-së dhe të gjitha ata që e kanë njohur i dëshirojnë shëndet, jetë të gjatë dhe të lumtur, duke e vlerësuar lart punën e saj, gjithnjë në shërbim të qytetarëve dhe të vendit të saj./kryelajmi.com/