Pensionohet mjeku Abedin Salihu

Pas plot 28 vjetësh punë në përkujdesje të pacientëve në fushën e Internistikës në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, është pensionuar mjeku Abedin Salihu.

Spitali falënderon Dr. Abedin Salihun për kontributin shumëvjeçar që ka dhënë në shëndetësi dhe i dëshiron shëndet të mirë atij dhe familjes.

Dr. Abedini ka lënë gjurmë pozitive kudo që ka punuar e vepruar, duke e kryer me shumë ndërgjegje e krenari karrierën e tij prej profesionisti.

Njoftimipër pensionimin e tij, ka marrë shumë komente pozitive në rrjetet sociale.