Pensionohet profesori Hetem Kosumi
Pas një pune të gjatë në sektorin e arsimit, kulturës, trashëgimisë kulturore, si dhe fusha të tjera, sot është pensionuar profesori Hetem Kosumi, shkruan Mediafokus.info
Para luftës ka qenë i angazhuar në Këshillin për Financim.
Vitet e fundit të punës, ai i kaloi në Gjimnazin ‘Zenel Hajdini’ prej nga edhe u pensionua.
Kolektivi i shkollës ka organizuar një përcjellje dinjitoze për kolegun e deritashëm.
‘Profesori Hetë, siç e quanim të gjithë, ishte bashkëpunëtor i mirë, shok e mik i të gjithëve, njeri i respektueshëm dhe punëtor i palodhur.
Profesori Hetë la vepra të mira gjatë kohës sa punuam bashkë. Ai ishte i dashur dhe i nderuar nga nxënësit me të cilet punoi deri në pensionim.
Kolektivi i Gjimnazit “Zenel Hajdini” profesorit Hetem i uron ditëlindjen dhe pensionimin duke i dëshiruar shëndet dhe mbarësi në jetë.
Falënderim për kontributin e dhënë në edukimin e brezave’ – ka shkruar në dedikimin e tij, kolegu Shkëlqim Latifi.
Hetem Kosumi ka qenë edhe drejtor shkolle në ‘Abaz Ajeti’. /Mediafokus.info

