Pensionohet profesori i Artit Figurativ, Avni Behluli
Pas dekadave të tëra në arsim, është pensionuar skulptori i njohur dhe profesori i artit figurativ në Gjilan, Avni Behluli, shkruan kryelajmi.com
Në nderim të kontributit tij, është mbajtur një takim përshëndetës, ku profesori Agim Kajtazi ka thënë se Avni Behluli arriti një objektiv të tijin dhe plotësoi misionin e tij.
Sipas Kajtazit, Avniu ka një stil tjetër të të jetuarit dhe ai mund të përshtatet edhe në stilin tjetër të jetës.
Ngjashëm janë shprehur edhe kolegët e tij, Rexha e Gëzimi, që thanë se profesori kreu misionin e tij faqebardhë dhe ia doli mbarë.
Sipas tyre, Avni Behluli do të mbahet mend si themeluesi i Shkollës së Arteve “Adem Kastrati”.
Kurse profesorët Shaban Bislimi, Rexhep Shemsiu e Luan Shahiqi thanë se shkolla e artit ka kaluar nëpër kohëra të vështira, por që ia ka dalë me sukses.
Vetë Avni Behluli, ka theksuar se punën e kishte bërë me vullnet në të gjitha shkollat ku ka qenë i angazhuar.
Ai me theks të veçantë është ndalë tek themelimi i Shkollës së Arteve “Adem Kastrati” dhe rritën e saj nëpër vitet, nga 5 shtatori 2011 e këndej.
Ndryshe, Avmi Behluli, i lindur në Breznicë, është fitues i shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare.

