Pensionohet profesori i kimisë Isa Avdyli
Isa Avdyli, profesor i Kimisë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, është pensionuar pas një pune mbi katër dekada në arsim dhe tashti kur ka mbërri moshën 65-vjeçare, raporton kryelajmi.com.
Ai më herët ka punuar edhe në shkolla të tjera në komunën e Gjilanit dhe jashtë saj, sikurse që ka qenë fillimisht zëvendësdrejtor e më pas edhe drejtor në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan
Që nga mosha e hershme, duke qenë vetëm në vitin e parë në Fakultetin e Shkencave Natyrore-Drejtimi Kimi, Isa Avdyli filloi punën si mësimdhënës në Shkollën fillore ”16 Nëntori” në Kamenicë.
Duke vazhduar më tutje në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, e më pas edhe në Shkollën e Mesme Teknike (Gjilan).
Puna e tij dhe dashuria ndaj nxënësve e bëri që asnjëherë të mos ndahet nga arsimi dhe nga e ardhmja
Vite me radhë në arsim prapë rikthehet në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, ku emërohet si zëvendësdrejtor afër 7 viteve dhe më pas si Drejtor i kësaj shkolle.
Si zëvendës drejtor gjatë kohës së luftës, ai fshehu gjithë dokumentacionin e shkollës në oborrin e tij, duke rrezikuar veten dhe familjen.
Gjithmonë mbante shpresë se liria do të vijë një ditë dhe donte të mos humbisnin vlerat që mësimdhënësit dhe nxënësit kishin krijuar deri në atë kohë.
Puna e tij si drejtor u pëlqye dhe u ndihmua mjaft nga Komuna dhe Organizatat e huaja për shume iniciativa dhe për një shkollë sa më të suksesshme.
Me ndarjen e Gjimnazit në dy shkolla, ai vazhdoi punën në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti ” duke arritur përvojën e tij mbi 40 vjeçare deri në këtë ditë, pra në pensionim.
Gjithmonë pozitiv dhe i hareshëm me nxënësit dhe kolektivin e tij e bëjnë atë një personalitet i cili nuk do të harrohet asnjëherë.

