Pensionohet sekretarja juridike e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Hamide Zeqiri

Pas më shumë se 40 vitesh shërbim në Gjykatën Themelore të Gjilanit, është pensionuar sekretarja juridike, Hamide Zeqiri, shkruan mediafokus.info.

Faqja zyrtare e Gjykaës në facebook e ka bërë publik pensionimin e saj, e cila shkruan në superlativ për punën e saj profesionale aty.

“Angazhimi dhe përkushtimi juaj gjatë gjithë këtyre viteve të punës vlerësohet lartë nga gjyqtarët dhe stafi administrative i Gjykatës Themelore në Gjilan. Urojmë të keni shëndet dhe fat të mirë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, teksa ka marrë jo pak urime e vlerësime nga qytetarët nëpërmjet komenteve.