Pensionohet stomatologia Salihe Mustafa

Është pensionuar sot, pas një karriere të suksesshme, stomatologia Salihe Mustafa, mjeke në QKMF në Gjilan.

Pas shumë viteve përkushtim në shërbim të profesionit dhe njerëzve, sot ajo përmbylli me dinjitet një kapitull të ndritur të jetës, si doktoreshë, drejtuese dhe ish-deputete.

“Si bashkëshort, kam qenë dëshmitar i çdo hapi, çdo sfide dhe suksesi që ke përballuar me forcë, mençuri dhe dashuri.

Ke qenë gjithmonë jo vetëm një nënë dhe grua e jashtëzakonshme për familjen tonë, por edhe një shembull frymëzimi për të gjithë ata që të kanë njohur.

Tani është koha që të kujdesesh për veten, të shijosh frytet e punës tënde të ndershme dhe të rrethohesh me dashurinë e fëmijëve, nipërve, mbesave dhe të gjithë atyre që të duan e të çmojnë”, ka shkruar në dedikimin e veçantë për të bashkëshorti Naim Mustafa /Mediafokus