Pensionohet Vebi Haziri, zyrtar komunal në Gjilan

Sot ka festuar ditëlindjen e 65-të Vebi Haziri dhe kështu e ka përmbyllur karrierën në shërbimin civil komunal në Gjilan, ku ka punuar për disa vite.

Haziri ka punuar zyrtar ligjor në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Drejtoresha e DSHMS-së, Aurorë Osmani e ka uruar për pensionimin zotriun Vebi Haziri dhe njëherësh e ka falenderuar për kontributin e dhënë për vite me radhë në administratën komunale të Gjilanit.

“Mirënjohje të thellë për punën e tij profesionale, qasjen bashkëpunuese dhe personalitetin human të Vebi Hazirit’, ka shkruar në profilin e DSHMS-së, drejtoresha Osmani.