Pensionohet veterani i arsimit, Rashit Sahiti

Pas më shumë se tri dekada e gjysmë në shërbim të Republikës dhe shkollës shqipe, është pensionuar veterani i arsimit, drejtori i shkollës në Malishevë të Gjilanit, Rashit Sahiti.

Kontributi i tij jetësor, është i gjatë dhe i papërsëritshëm. Nën organizimin e tij dhe të shumë arsimdashësve të kohës, u mbajt gjallë arsimi shqip në epokën e regjimit serb, regjim ai shovenist, përndjekës e shtypës.

Sahiti dikoi në ngritjen e vetëdijës kolektive të popullit, duke e pergatitur e frymëzuar atë në përpjekjet e përbashkëta kundër atij regjimi.

Ai konsiderohet një prej veteranëve më të shquar në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave të shumtë, i cili me përkushtimin më të madh dhe punë vetmohuese doli fitimtar në shumë sfida të kohës.

Shquhet për modesti, karizëm, pedantëri, e mbi të gjitha për fisnikëri e çiltërsi shpirtërore, virtyte këto të cilat pa dyshim që i ka bartur tek familja dhe nxënësit e tij nëpër dekada radhazi.

Rashiti ishte mbi të gjitha besnik i pasionit, profesionit e misionit më të shenjtë. /Mediafokus.info