Pensionohet Zija Ramadani, zyrtari që shërbeu me nder në administratën e Gjilanit
Është pensionuar sot zyrtari i administratës komunale në Gjilan, Zija Ramadani, i cili së fundi ka qenë udhëheqës i Njësisë për të drejtat e njeriut, shkruan Mediafokus.info
Ramadani shërbeu në administratën komunale si jurist mbi njëzet vite pas luftës
Sinqeriteti, korrektësia dhe dashamirësia ishin virtytet e tij më të mira njerëzore që e përcollën gjatë gjithë karrierës së tij.
Sabri Rexhepi, një mik i tij, ka bërë një dedikim për Ramadanin.
‘Ishe në shërbimin e të gjithë qytetarëve pa dallim e pa përtesë, e në veçanti për ne ishe një adresë ku gjithmonë gjetëm ndihmën e nevojshme.
Prandaj në zyrat dhe administratën publike të komunës së Gjilanit do të mbetesh një simbol dhe udhërrëfyes se si duhet punuar me nder dhe përkushtim për të gjitha gjeneratat e ardhshme.
Tërë punën e shërbimet i bëre horizontalisht, ama ti qëndrove vërtikalisht dhe i tillë do të mbetësh përherë.
Të uroj edhe shumë vite të lumtura pranë familjes dhe të dashurve tu. Gjithashtu të uroj shëndet, jetë të gjatë e pleqëri të mbarë’./Mediafokus.info

