Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu ka bërë të ditur për rtk se shifrat e fundit flasin se janë 104 mjekë të cilët kanë marrë dokumentacionin për të lidhur kontratë në shtetet e Bashkimit Evropian

Ai tha se kjo shifër e tejkalon shifrën e vitit të kaluar.

“Në vitin e kaluar kemi pasur 212 për 11 muaj, kurse këtë vit për katër muaj e gjysmë janë 104 dhe është për t’u shqetësuar”, tha Sejdiu.

Ai shtoi se kriza do të ndjehet dhe do të thellohet pas tri viteve në sektorin e shëndetësisë.