“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të  dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri  (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra”, kishte njoftuar Policia e Kosovës.

Një person mbetet në arrati ende. Ai është Dukagjin Nikollaj, Duka i kërkuar që nga vitit 2010 nga FBI-ja amerikane.

Më 7 gusht një vrasje ka ndodhur në Klinë. Një mërgimtar u vra nga Tush Frroku që Policia e ka shpallur në kërkim.

Vrasja e tretë ku mbeten edhe tre të plagosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Runik të Skenderajt në një lokal. Viktima është një 39-vjeçar.