Për 8 muaj, 1.106 kosovarë e humbën betejën me COVID-19
Nga 13 marsi kur në Kosovë u shënua rasti i parë pozitiv me COVID-19 e deri sot, në Kosovë janë shënuar 1.106 viktima si pasojë e virusit, raporton Mediafokus.info.
Vetëm gjatë të dielën janë regjistruar 19 raste të vdekjeve.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (85, 74, 52 vjeç), Prizren 3 raste (91, 76, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (87, 65 vjeç), Ferizaj 2 rast (79, 78 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Gjilan 2 rast (78, 70 vjeç), Drenas 2 rast (78, 73 vjeç), Klinë 1 rast (53 vjeç), Suharekë 1 rast (73 vjeç), Shtërpc 1 rast (74 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ndryshe, rasti i parë pozitiv në Kosovë me COVID-19 me 13 mars, ndërkaq viktima e parë është shënuar më 23 mars./Mediafokus.info/

