Për 8 muaj, Kosova arrin afër numrit 700 të viktimave nga COVID-19
Për 8 muaj nga fillimi i pandemisë, Kosova ka arritur numër të madh të viktimave nga COVID-19, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Brenda kësaj kohe, vendi ka shënuar 677 raste të vdekjeve nga virusi vdekjeprurës.
Ndërkohë, sipas IKSHP, numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 18.910 raste nga 91.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
IKSHPK njofton se numri i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.367 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.869.
Ndryshe, rasti i parë i vdekjes nga virusi është shënuar më 23 mars dhe viktima 81-vjeçar ishte nga fshati Dumnicë i Podujevës./Mediafokus.info/

