Për 8 muaj, Kosova regjistron 885 viktima nga Coronavirusi

Për 8 muaj që nga fillimi i pandemisë, Kosova ka regjistruar 885 viktima nga Coronavirusi, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Ndërkohe, vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 11 viktima dhe 885 raste të reja pozitive me COVID-19, ka bërë të ditur Instituti kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

Rasti i parë i vdekjes si pasojë e COVID-19 në Kosovë është shënuar më 22 mars, kur 82-vjeçari nga fshati Dumnicë i Podujevës e humbi betejen me virusin.