Për çfarë po konsultohet LVV-ja me partitë tjera?
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu konfirmoi se kanë një takim konsultativ me partitë e tjera parlamentare, ndërsa po futej në Kuvend.
Megjithatë, ajo tha se do ta mbajnë qëndrimin e njëjtë edhe sot.
“Ne vazhdojmë ta mbajmë qëndrimin e njëjtë”, iu tha ajo gazetarëve.
Edhe anëtarë tjerë të LVV-së konfirmuan se s’do të heqin dorë nga Haxhiu si kandidate për kryeparlamentare, pavarësisht se nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca tha të hënën se “kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike”.
Të shtunën Konjufca kërkoi “kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë”, dhe megjithëse tha se propozimi i tyre s’ka ndryshuar, ai nuk u hodh për votim.
“Meqenëse e kemi pa që të gjitha subjektet politike qysh dje janë prononcuar se do ta kishin qëndrimin e njëjtë edhe në këtë seancë, mendoj që kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike”, tha ai, transmeton express.

