Për çka u ndje e turpëruar sot drejtoresha e QKMF në Viti

Vjollca Kadolli

E tmerrshme, e dhimbshme, e gërditshme sjellja e tillë e punëtores shëndetësore.

Nga NE, që duhet të jemi gardianët e mirësisë e humanitetit…!

Një vajzë kaq e re që duhet të jetë shpresë për shoqërinë e shtetin, një vajzë e re që zemra e saj duhet të jetë e mbushur me dashuri për profesionin e dhembshuri për pacientin, të vjen pështirë ta shohësh…

Në vend që këtë zonjë ta ledhatojë e ta afrojë me dashuri e profesionalizëm, kjo përkundrazi, tregon anën më çnjerëzore të qenies njerëzore…turppp…

Dënimi nuk duhet të vlejë vetëm për të, por për të gjitha të pranishmet aty, që bashkëveprojne në sjellje të tilla, të ulëta, agresive e kriminale.

Jam shumë e sigurtë që punëtorëve shëndetësorë sot u vije turp nga sjellja e koleges së tyre.

Njejtë më vije edhe mua.

Na fal o zonjë e bekuar që në vend që të respektojmë pleqërinë tënde, një infermiere pa zemër, të bëri të dalësh në të gjitha mediat në këtë Kosovën tonë të brishtë.

(Autorja është drejtoreshë e QKMF-së në Viti)