Për dy muaj, 11 mjekë braktisën Kosovën
Gjatë muajit janar e shkurt, të vitit 2025 nga Kosova janë larguar 11 mjekë. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.
“Gjatë këtyre dy muajve, janar dhe shkurt janë larguar 11 mjekë të rinj”, ka thënë ai.
Sejdiu ka treguar se trendi i ikjes së mjekëve e përcjell gjendjen ekonomike në vend.
“Ky është një trend që e përcjell gjendjen ekonomike në përgjithësi në Kosovë. Në momentin që keqësohet gjendja ekonomike apo kushtet e jetesës, ne shohim një rritje të trendit”, ka deklaruar Sejdiu.
Ndërsa, gjatë vitit 2024 nga Kosova janë larguar gjithsej 111 mjekë.

