Pagat e ulëta, kushtet e punës e mungesa e specializimeve, thuhet se janë faktorët kryesorë të ikjes së punëtorëve shëndetësorë.

“52 mjekë gjatë vitit 2023 janë larguar nga puna për të shkuar jashtë vendit”, ka thënë kreu i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

Njëra ndër arsyet e ikjes së mjekëve, sipas Sejdiut, është çështja e pagave.

Në Kosovë, paga e një mjeku specialist, sipas Ligjit për paga arrin në 1260 euro bruto, përderisa në Gjermani të njëjtëve po u ofrohen paga mbi 5000 euro dhe kushte shumë më të favorshme në punë.