Për herë të parë dy këngëtare nga Kosova në Eurovision
Për herë të parë, dy këngëtare nga Kosova në Eurovision, Rita Ora dhe Albina Kelmendi, njëra si mysafire dhe tjetra në garë për Shqipërinë, shkruan albinfo.ch.
Pavarësisht se Kosovës po i mohohet të përfaqësojë shtetin, artistët tanë tash e sa vjet janë duke depërtuar me sukses në skenën e Eurovisionit dhe po bëjnë krenarë gjithë shqiptarët.
Edhe këtë vit pa dyshim që Eurovisioni do të jetë shumë i veçantë për Kosovën, pasi do të nderohemi me dy zëra dhe artiste të dëshmuara, me atë Ritës dhe Albinës.
Urojmë që vitin tjetër Kosova ta ketë vendin e saj në Eurovision.
