Për herë të tretë, OVL e UÇK-së pranon dosje të Speciales
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK) ka pranuar dosje të Gjykatës Speciale të martën, për herë të tretë, raporton Mediafokus.info.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për media, kryetari i OVL të UÇK’së, Hysni Gucati.
“Në dokumentet e pranuara ka figura të ndryshme të përmendura, për të cilat ne s’jemi të autorizuar t’i përmendim”, ka thënë Gucati, transmeton Mediafokus.info.
Gucati është shprehur se në dokumentet e reja flitet për ngritje të aktakuzave.
Ndërkohë, nënkryetari Nasim Haradinaj, ka thënë se në dokumente është një draft-aktakuzë ish-figura udhëheqëse të UÇK-së./Mediafokus.info/

