Për kaq kohë është efektive vaksina Pfizer
Dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech janë efektive kundër rreziqeve të shtrimit në spital të lidhura me Covid-19 dhe të gjitha variantet e tij, për të paktën gjashtë muaj, thotë një studim i botuar të martën në “The Lancet”, duke konfirmuar vlerësimet e mëparshme.
Studimi i Pfizer dhe rrjetit shëndetësor amerikan Kaiser Permanente analizuan të dhënat mjekësore të 3.4 milionë njerëzve në Kaliforninë Jugore midis 4 dhjetorit 2020 dhe 8 gushtit 2021.
Duket se efektiviteti i vaksinës kundër rrezikut të infeksionit zvogëlohet me kalimin e kohës, nga 88% në muajin pas injektimit të dozës së dytë në 47% pas gjashtë muajsh.
Nga ana tjetër, vaksina mbetet 90% efektive kundër rreziqeve të shtrimeve në spital të lidhura me Covid-19, përfshirë rastet e infeksionit me variantin Delta, për të paktën gjashtë muaj, thekson studimi.

