Për kundërvajtësit në trafik – 1427 gjoba brenda javës

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 08.09.2023-14.09.2023 në vazhdën e implementimit të planeve operative ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe ,,Sezoni veror 2023’’ ka shqiptuar 1427 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu në kuadër të këtij plani është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për 17 ngasës.

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan, gjatë javës ka vazhduar edhe me implementim të planit të veprimit ,,Brezi i sigurisë” duke shqiptuar 135 gjoba ndaj vozitësve të cilët janë hasur pa rripin e sigurisë, thuhet në njoftim.