Për më pak se 30 minuta digjen 3 shtëpi dhe dy stalla në Suharekë
Zjarret ditëve të fundit janë shpeshtuar në komuna të ndryshme të Kosovës, të cilat krahas ndotjes së ambientit po shkaktojnë edhe dëme të mëdha.
Vetëm gjatë ditës së djeshme për më pas se 30 minuta si pasojë e përplasjes së telave të rrymës janë djegur tre shtëpi dhe dy stalla në Suharekë.
Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës, rreth orës 13:30, ku policia ka njoftuar se për shkak të rrymës elektrike është përfshirë nga zjarri një shtëpi dhe dy stalla.
Rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Gjinoc të Suahrekës, rreth 13:30, ku edhe këtu si pasojë e rrymës elektrike është përfshirë nga zjarri shtëpia e një personi.
Kurse rasti i tretë ka ndodhur në fshatin Sallagrazhd në Suharekë, rreth orës 13:50, ku si pasojë e rrymës elektrike është përfshirë nga zjarri kulmi i një shtëpie ndihmëse.
Policia ka njoftuar se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

