Për mosrespektim të masave anti-Covid gjobiten 654 persona
Për shkak të mos zbatimit të masave kundër pandemisë Covid 19, policia e Kosovës, ka shqiptuar 654 gjoba në komunat e rajonit të Gjilanit, brenda periudhës një javore, 21-27 prill 2021.
Në raste të veçanta Policia e Kosovës ka asistuar inspektorët sanitarë në kontrolle të lokaleve hoteliere, ku janë mbajtur organizime të ndryshme duke mos i përmbush masat anti-Covid, ka thënë togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës pëe Rajonin e Gjilanit.
Policia e Kosovës apelon te qytetarët që t`i respektojnë sepse në të kundërtën do të ketë konsekuenca ligjore.

