Për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, gjobiten dy kundërvajtës
Policia në Kamenicë, gjatë patrullimit ka hasur në dy kundërvajtës, në dy raste të ndara, të cilët gjatë drejtimit të mjeteve kanë përdorur telefonin mobil në kundërshtim me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Gjatë verifikimit është kuptuar se që të dy kundërvajtësit e kanë përsëritur kundërvajtjen e njëjtë për herën e dyte, andaj ndaj tyre janë shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative si dhe masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muajve.
Në përputhje me ligjin për rregullat në trafikun rrugor, gjatë kohës së drejtimit të mjetit motorik, ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat zvogëlojnë mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit, thuhet në njoftimin e policisë.

