Për politikanët s’vlejnë masat, mijëra njerëz u gjobitën nga policia në muajt e fundit

Mijëra qytetarë janë dënuar nga Policia e Kosovës për shkelje të masave antiCovid-19. Ky ligj parash dënime nga 35 deri në 2,000 mijë euro për të gjithë ata që shkelin masat e vendosura nga institucionet.

Por i njëjti duket se nuk vlen për politikanët që tashmë jozyrtarisht kanë nisur fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuara që të mbahen më 14 shkurt.

Në takime me dhjetëra e qindra njerëz, pa maska e pa distancë, politikanët po shkelin vazhdimisht masat e vendosura nga vetë institucionet në luftën kundër pandemisë.

Është vetë kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ai cili ka shkelur masat gjatë ditës së djeshme gjatë një takimi me qytetarë në Rahovecë dhe në Prizren

Në këtë ambient të mbyllur dhe të ngushtë shihen afro 100 persona, shumica prej tyre pa distance, ndërsa disa prej tyre kishin të vendosura maskat

Në Rahovec Hoti takoi degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, aty u panë persona të shumtë, edhe pse kishin te vendosura maska, aty nuk u respektua fare distance sociale. Madje me vendimet që ka marrë vetë Qeveria e Hoti, grumbullimi i më shumë se 4 personave është i ndaluar.

Në këtë takim ishin zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj, ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, ministrja në detyre Hykmete Bajrami, e Arban Abrashi.

Grumbullimi i tillë u pa edhe në strukturat e LDK-së në Prizren, të cilët e mirëpriten Hotin. Aty ishin mbi 100 persona, të ulu shumë afër njëri tjetrit, e disa prej tyre edhe pa maska.

Por me keqë nuk e la as ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Që nga fillimi i pandemisë Haradinaj kohë pas kohë ka publikuar video dhe fotografi ku ai shihej se nuk respektonte masat kundër koronavirusit të ri.

Haradinaj sërish edhe gjatë ditës së djeshme u pa në një takim me më shumë se 50 persona, aty nuk respektohet distance, madje asnjëri nga të pranishmit nuk kishte të vendosur maskë.

Po ashtu Haradinaj ditë më parë u pa i shoqëruar nga dhjetëra persona me të cilët ai flet dorë për dore.

Edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është parë duke mos mbajtur maska gjatë vizitave dhe takimeve të ndryshme.

Gjatë vizitës në familjen Dehari me 3 janar, Albin Kurti si dhe deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, nuk bartin maska.

Të njëjtën gjë, Kurti, e ka bërë gjatë vizitës në shtëpinë e familjes së Rexhep Selimit.

As Partia Demokratike e Kosovës nuk ju ka shpëtuara këtyre takimeve, ku nuk janë respektuar masat antiCovid.

Gjatë ditës së djeshme edhe Enver Hoxhaj u pa në takime më disa persona ku nuk respektohejn masat e vendosura nga Qeveria.

Takime pa respektuar masat në PDK ka zhvilluar edhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Po ashtu edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka qenë i pranishëm në disa takime ku nuk respektoheshin fare masat antiCovid.

Edhe gjatë ditës së djeshme Limaj publikoi pamje në rrjetet sociale, ku shihen të grumbulluar shumë persona.

Në këto fotografi shihen një numër i madh aktivistësh derisa marrin pjesë në një takim me kryetarin e këtij subjekti politik, Fatmir Limaj. /Lajmi.net/Mediafokus.info/