Për tejkalim shpejtësie dhe në vijë të plotë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj
Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 06.12.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Koretin komuna e Kamenicës.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili tejkalon në vijë të plotë me të cilat veprime rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, tejkalim të cilin e bënë në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h duke vozitur me shpejtësinë 103 km/h.
Atij i është shqiptuar gjoba në vlerë 300 euro, i është konfiskuar patentë për tre muaj si dhe masa tri pikë negative, thuhet në njoftim.