Për tejkalim të shpejtësisë, ‘zviceranes’ i merret në Gjilan patentë shoferi për tre muaj
Policia në Gjilan me datën 19.08.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Sezoni Veror’’ dhe ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën qarkore ,,Nato 99’’ në qytetin e Gjilanit.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku është kufizimi i shpejtësisë 50 km/h duke vozitur me shpejtësi 145 km/h.
Vozitësit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre muajve thuhet në njoftim.


