“Për t’mirën e venit duhet m’i harrue inatet”
Çfarë dhurate më të madhe mund të kemi sesa të arrijmë një shekull jetë? Cili mund të jetë urimi më i mirë, cila mund të jetë trashëgimia më e mirë se t’u tregosh njerëzve atë që ke përjetuar nëpër katër e më shumë gjenerata…
Zahir Berisha (22.06.1919) është njëri nga këta personazhe.
U lind më 22.06.1919 në Firiqevë. Jeton në Kamenicë (vllau i Ramize Berisha Maliqi 1913); fizikisht dhe mendërisht shumë mirë (pak vështirësi me dëgjimin).
Pas muhabetit që bëmë me të e lutëm për disa këshilla – porosi, të cilat mixha Zahir i tha me pak fjalë:
“Të ritë e sodit shkollë kanë ba boll, po kanë shum inati mes veti. Për t’mirën e venit duhet m’i harrue inatet”.
Në pytjen time për luftat, mixha Zahir u përgjigj: “Krejt luftat janë kanë të shtira, po kjo e fundit u kanë ma e shtira. Milloshi dashti me na farue kejt neve, po hupi ma s’mrami vetë. Kena luftue edhe me Marshallin, nime na ka mujtë, po u kanë ma i mirë se Milloshi”.
Mixha Zahir për fund tha: “Përpara kemi jetu veç me tokë, po hyqymetit kurrë s’i kemi metë borgj, po edhe ka pasë t’mirat e veta edhe hyqmeti.
Ky i sodit as nuk po na vjedh (merr), as nuk po na jep kurgja”. (Kamenicë, 9 Dhjetor 2017) /Muhamed Sadriu–‘Bukuria e Rrudhave’/
…………………………………………………………
Note: Mediafokus.info mban ekskluzivitetin e publikimit të artikujve nga libri ‘Bukuria e Rrudhave’. Ndalohet rreptësishtë kopjimi dhe përdorimi i tekstit apo copëzave të tij.

