Për t`u bërë banor i konviktit duhet plotësuar edhe kushtet anti-pandemike

Vendosja në konvikte, sivjet do të bëhet me kushte shtesë, shkaku i pandemisë.

Në një dhomë pritet të qëndrojnë tre persona. Ata duhet të jenë të vaksinuar.

Masë tjetër anti Covid, do të jetë edhe të ushqyerit në mensë, e cila do të funksionojë në kushte pandemie.

Mirëpo për t`u akomoduar në Qendrën e Studentëve, secili student duhet të jetë i vaksinuar me dy dozat e vaksinës ose i testuar me testin antigjen.

Aplikimi për të banuar në Qendrën e Studentëve ende është i hapur.