Për zjarret në Dibër, arrestohen 6 persona nga Kumanova dhe 2 nga Shqipëria
Janë arrestuar tetë persona si fajtor për zjarret në rajonin e Dibrës, derisa një person është marrë në bisedë indormative.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, gjashtë nga të arrestuarit janë nga Kumanova, ndërsa dy të tjerë nga Republika e Shqipërisë.
Rajoni, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, ka qenë i mbërthyer nga zjarret ditëve të fundit, një prej të cilëve janë inicuar qëllimisht nga dora e njeriut.

