Përçahet AAK në këtë komunë, ja kush e shpalli kandidaturën si i pavarur
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka njoftuar se në zgjedhjet e ardhshme komunale ai do të jetë kandidatë i pavarur për kryetar të Deçanit.
Këtë njoftim ai e ka bërë përmes profilit të tij në Facebook, derisa ka shprehur pakënaqësi për udhëheqjen e pushtetit komunal që vjen nga AAK.
“Duke parë se pushteti aktual qeverisës në Komunën e Deçanit është i infektuar deri në palcë dhe Aleanca në Deçan ka dalë nga binarët e saj dhe pakënaqësia qytetare është ekstremisht e lartë.!!”, ka shkruar Demaliaj.
Ish-deputeti thotë se për këtë iniciativë të tij tashmë është konsultuar me qytetarë.


 
 
						 
						