Përçahet dega e VV-së në këtë komunë
Ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Rashiti, ka reaguar kundër parregullsive që po i bën, sipas tij, kryetari aktual i Shtimes, Qemail Aliu.
Ai në rrjetin e tij social Facebook, ka potencuar se kryetari aktual, Qemail Aliu, është personi që i ka shkelur të gjithë intelektualet e kësaj komune, duke punësuar në Prokurim ish-kandidatin për kryetar të komunës së Kaçanikut, i cili i ka humbur zgjedhjet në komunën e vet.
Rashiti tutje ka thënë se kyretari Aliu është përbuzësi më i madh i votës së qytetarëve të Shtimes.
Reagimi i plotë:
Sot do të flasim për prokurimin publik. Kryetari aktual, për këto 23 vite që shkuan , është përbuzësi më i madh i votës së lirë të shtimjanëve ,është njeriu, i cili i përuli të gjithë ata intelektualë e profesionistë , e uli poshtë qytetarin shtimjan duke importuar drejtorin e prokurimit publik, resorin më të ndishëm, nga Kaçaniku, kandidatin për kryetar të komunës,i cili i humbi zgjedhjet atje e te ne gjeti strehim, bile u bë drejtor e i cili nuk është fare i licencuar.
Mendoj se s’ka përulje më të madhe se të injorosh alamet kuadrosh shtimjane e të marrësh kaçanikas të na e bësh drejtor prokurimi.
Diçka po zihet, po edhe këtë do ta kuptojmë shpejt.
Deri nesër, me drejtorin e radhës, ju përshëndes.

