“Përçarëse, shkurtpamëse”- Moscertifikimi i Listës Serbe, ambasada e SHBA’së i reagon VV’së me një ton të ashpër
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për mos-certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një njoftimi, ambasada thotë se përpjekjet e LVV’së për bllokimin e certifikimit të Listës Serbe janë “dritëshkurtra” dhe “përçarëse”, shkruan Insajderi.
Ndër të tjera, ambasada thotë se ky veprim ndikon në rifillimin e dialogut strategjik, i cili është pezulluar nga SHBA’ja.

