Përçarja me Ramën- Abdixhiku mobilizon Prishtinën pa njeriun kryesor të LDK’së në kryeqytet

“Do të garojmë si një terësi”, është fjalia që Abdixhiku ka përzgjedhur për njoftimin e mobilizimit të LDK’së në Prishtinë.

Por, në fotografitë e postuara nga ai vërehet lehtë që mungon dikush tejet i rëndësishëm. Njeriu kryesor i LDK’së në kryeqytet. Përparim Rama, kryetari i Prishtinës. Njeriu më i pushtetshëm i LDK’së në Prishtinë. Në fakt, më i pushtetshmi i LDK’së edhe në nivel nacional.

Mungesa e tij dëshmon për përçarje të madhe në LDK. Mes kryetarit Abdixhiku e Ramës.

Në të njëjtin status, Abdixhiku ka shkruaur se nga degët e Prishtinës janë propozuar 20 kandidatë për deputetë./insajderi