Përderisa votojmë për ju, ne nuk jemi “Diaspora” por jemi qytetarë të Kosovës që jetojmë jashtë vendlindjes
Vana Jerliu Ramadani
Neve që jetojmë jashtë vendlindjes-Kosovës, kisha dashur të na konsideroni qytetarë të Kosovës që jetojmë jashtë vendlindjes e jo ”Diaspora”.
Fjala “Diasporë” mund të konsiderohet fyese, diskriminuese, sepse nënkupton zhvendosje të detyruar të një grupi njerëzish që janë të margjinalizuar nga ata që janë në fuqi në vendlindjen e tyre.
Mund të ketë kuptimin e një zhvendosje të një grupi njerëzish me dhunë dhe lidhet ngushtë me trauma historike.
Mund të ketë kuptimin se bëhet fjalë për njerëz të traumatizuar shkaku i zhvendosjes me dhunë, kuptimin e “viktimës politike”.
Ne nuk jemi “Diaspora” përderisa ju votojmë juve, por jemi QYTETARË TË KOSOVËS QË JETOJMË JASHTË VENDLINDJES. /Mediafokus
……………
(Autorja është Ambasadore për lobimin e të drejtave të njeriut në SHBA, e nominuar si Gruaja që lufton për të drejtat e njeriut, përfshirjen, diversitetin dhe drejtësinë).
