Përdori targa të një automjeti tjetër, Policia e gjobit me 500 euro
Njësia për kontroll të autostradave ka ndalur një shofer që po drejtonte një furgon me targa që nuk i përkisnin këtij automjeti.Policia njofton se shoferi është gjobitur me 500 euro, derisa targat janë konfiskuar dhe automjeti është larguar nga trafiku.
Rasti ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Prishtinë-Pejë, në segmentin në Korroticë.
“Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me targa të regjistrimit të cilat nuk i takojnë atij mjeti, i njëjti është gjobitur me 500€, targat janë konfiskuar ndërsa mjeti është larguar nga trafiku”- bëhet e ditur në njoftim.

