Pas kësaj ka reaguar, ish kryetari i komunës së Hani të Elezit, Refki Suma ka reaguar duke kujtuar se që nga viti 2012, pas një vendimi të Kuvendit të Kosovës dhe presionit të vazhdueshëm të qytetarëve dhe organizatave vendore e ndërkombëtare, emri i Hanit të Elezit në gjuhën serbe është zyrtarisht “Elez Han”, dhe se “Đeneral Janković” është hequr përfundimisht nga përdorimi zyrtar.

“Përdorimi i kësaj vule me emrin e një krimineli serb është në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës. Zyra e noterisë në Han të Elezit duhet menjëherë ta largojë këtë vulë nga përdorimi dhe të pajiset me vulën e re me emërtimin zyrtar. Në të kundërtën, do të kërkojmë mbylljen e kësaj zyre,” – tha Refki Suma në reagimin e tij.