Mëngjesin e sotëm, familjarët e 34-vjeçarit, banues në fshatin Berishë, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet me të riun që prej mbrëmjes së datës 28.09.2024.

Ai kishte shkuar në fshatin Iballë ditën e djeshme dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë.

Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë shtetasi G.K.

Dyshohet se 34-vjeçari, duke u kthyer me automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.