Përfundojnë pritjet në pikat kufitare
Mëngjesin e sotëm (e mërkurë) nuk ka pritje në pikëkalimet kufitare të Kosovës.
Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për dalje nga Kosova nuk zgjasin më shumë se 5 minuta.
Gjatë ditëve të fundit, udhëtarët u përballën me pritje të gjata, deri në gjashtë orë në Merdar. Pritje të gjata kishte edhe në pikat tjera kufitare “Dheu i Bardhë” e “Jarinjë”.
Sa i përket gjendjes së rrugëve në pikëkalimet kufitare, nga QKMK-ja bëhet e ditur se të gjitha janë të kalueshme, nuk ka akull e as dëborë, por rekomandohet bartja e pajisjeve dimërore për automjetet e rënda.

