Përfundon marrëveshja, nga sot mërgimtarët duhet të paguajnë policat kufitare

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka njoftuar se nga sot do të aplikohen tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, pasi marrëveshja mes tyre dhe qeverisë për mbulimin e policave ka skaduar.

BKS ka bërë me dije se policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja, shkruan Mediafokus.info.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë

Ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.01.2021, Byroja Kosovare e Sigurimit do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulimin e përgjegjësisë së tyre në rast të shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.

Të nderuar bashkatdhetarë iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2020.

Pra, duke nisur nga data 1 janar 2021 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja

Faleminderit