Përfundon seanca ndaj 30 të arrestuarve gjatë aksionit të Karaçevës

Ka përfunduar seanca ndaj 30 prej 35 të akuzuarve të cilët u arrestuan në aksionin e madh të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë, raporton Mediafokus.info.

Të arrestuarit, në mesin e tyre edhe 12 policë, kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, Ramiz Azizi, që njëherësh është edhe kryetar i Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Pas pak, pritet të merret vendimi për caktimin e paraburgimit për 30 të akuzuarit në rastin e “Las Vegasit” të Kosovës, raporton Mediafokus.info.

Prokurorja e rastit, Rozelida Manastiri, ka kërkuar nga Gjykata që të arrestuarit për kontrabandë e lojëra të fatit në Karaçevë të dërgohen në paraburgim për një muaj në mënyrë qe të vazhdojnë të hetohen gjatë asaj periudhe. /Mediafokus.info/