Përhapet gripi, rekomandohet vaksinimi
Gripi sezonal ka bërë që numri i pacientëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare të shtohet. Vjollca Zeqiri, specialiste e mjekësisë familjare, thotë se gjendja nuk është alarmante, por duhet kujdes.
“Nuk ka qenë një fluks shumë i madh i pacientëve, kryesisht qarkullim normal me simptoma të njëjta… dhe deri më tani nuk ka pasur nevojë për referim në QKUK” , tha Vjollca Zeqiri, specialiste e mjekësisë familjare.
Ajo theksoi se kujdesi duhet të jetë i shtuar.
“Përveç ajrosjes së ambientit, duhet edhe shmangia e kontaktit me persona të infektuar.”
Edhe pacientët thonë se simptomat nuk janë të lehta.
“Simptomat nuk kanë qenë të lehta, temperaturë, ethe, djersitje…”, u shpreh një pacient.
Mjekët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare thanë për RTK-në se vaksinimi kundër gripit sezonal është një mbrojtje e domosdoshme.

