Përjashtohet nga shkolla një nxënëse në Pejë shkaku i shamisë, kërkohet ndryshimi i udhëzimit administrativ
Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi ka kërkuar shfuqizimin e udhëzimit administrativ që ndalon uniformën fetare në shkolla.
Në një konferencë për media pas përjashtimit të një nxënëseje në Pejë për shkak të bartjes së shamisë, Maliqi ka kërkuar që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të ndërmarrë masa ndaj këtij institucioni arsimor.
Ai ka thënë se një nxënëse është përjashtuar nga shkolla “Bedri Pejani” në Pejë, me vendim të drejtorit të shkollës.
ADVERTISING
Sipas tij, drejtori ka thënë se “vetëm jam duke e zbatuar udhëzimin administrativ”.

