Përjetimi i veçantë i vajzës afgane që shpëtoi nga ferri
Mijëra afganë janë evakuuar drejt një jete të re, larg Afganistanit të kontrolluar nga talibanët, pas tërheqjes së trupave amerikane.
Shumë afganë po evakuuohen në shtete evropiane dhe ka mijëra të tillë që po duan me çdo kusht të largohen nga Afganistani pasi ra në duar të talibanëve.
Ish-kryeministri belg, Guy Verhofstadt, ka shpërndarë një fotografi që tregon përjetimin e veçantë të një vajze afgane teksa u evakuua bashkë me familjen e saj në Belgjikë.
“Kjo është ajo që ndodh kur mbroni refugjatët. Mirësevini në Belgjikë, vajzë e vogël!”, ka shkruar Verhofstadt krahas fotografisë që shpërndau në Twitter.
This is what happens when you protect refugees…
Welcome to Belgium, little girl !
Wonderful @Reuters picture via @POLITICOEurope pic.twitter.com/v1127frvf9
— Guy Verhofstadt (@guyverhofstadt) August 26, 2021

