Përkujtohet gjyshja heroinë e Lutfi Hazirit në 22-vjetorin e vdekjes

Fatime Dubova – Haziri ka qenë gjyshja e Lutfi Hazirit, nënkryetarit të LDK’së dhe kryetarit të Gjilanit.

Ajo ishte bashkëshortja e Ethem Hazirit, i cili u vra në Nasalcë të Bujanocit në Luftën e Dytë Botërore, derisa po luftonte kundër forcave partizane serbe, ndërsa nga presidentja Atifete Jahjaga u dekorua me “Urdhrin e Lirisë”, në kuadër të shënimit të 70-vjetorit të masakrës së Gjilanit.

Djali i axhës së Lutfiut, Fatmiri, në një shkrim/përkujtim, ka treguar një detaj interesant për gjyshen, e cila e kishte lindur djalin e saj të dytë tre muaj pasi iu vra burri, i cili e trashëgoi emrin e të atit.

“Nesër mbushen plot 22 vite kur ndërroi jetë mbretëresha e gjyshja jonë e dashur, Fatime Dubova-Haziri. Për ata të cilët nuk e dinë, gjyshja ishte vetëm 25 vjeçe, kur burri i saj, gjyshi ynë, ra dëshmor në luftë”, ka shkruar Fatmir  Haziri, raporton portali Mediafokus.info.

“Nëna i rriti dy djemtë e saj me shumë krenari, mund e atdhedashuri. Axhën Lush (tashmë Hero i Kosovës), edhe babain tim (i cili lindi tre muaj pas rënies së gjyshit), të cilët mbahen në mend për respektin e dashurinë ndaj nënës. Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke!”, ka përfunduar përkujtimin e tij në rrjetin social Facebook, Fatmir Haziri.

Përndryshe, kreu i Gjilanit Lutfi Haziri e ka thënë disa herë me krenari se katër gjeneratat e fundit të kësaj familje ishin kryengritës për të drejtat e shqiptarëve, tre prej të cilëve të dekoruar nga presidentët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë./MediaFokus/