Përkujtohet vogëlushja Aylan, ju kujtohet rasti i saj që tronditi botën
Foshnja Aylan, e cila humbi jetën në moshën 3-vjeçare, si pasojë e fundosjes së varkës me të cilën familja e saj ishte nisur për t’i shpëtuar luftës civile në Siri, u përkujtua në vitin e gjashtë të vdekjes në plazhin e Bodrumit në Mugla, ku trupi i saj i pajetë doli në breg.
Në këtë rast gjetën vdekjen 5 persona, përfshirë foshnjën siriane Aylan, vëllai i saj, një vit më i madh, Galipi dhe nëna e tyre Zahine, si pasojë e përmbytjes së anijes me 14 persona, më 2 shtator 2015, ndërsa shkonin në Greqi.
Trupi i pajetë i Aylanit të vogël doli në bregun e Fenerburnu në lagjen Akyarlar.
Edhe pse kanë kaluar 6 vjet nga vdekja e foshnjës Aylan, e cila tronditi thellë botën, dhimbja e saj mbetet e fortë në zemrat e njerëzve.
Foshnja Aylan përkujtohet më 2 shtator çdo vit në plazhin Fenerburnu.
Regjisori i filmit “Aylan Baby”, që u xhirua në Bodrum, Omer Sarikaya, disa aktorë të filmit dhe pushues vendas dhe të huaj morën pjesë në aktivitetin përkujtimor.
Fjalët “Aylan Baby” u shkruan me lule, derisa grupi u përpoq të tërheq vëmendjen tek drama e refugjatëve duke u shtrirë në breg ashtu si trupi i pajetë i foshnjës Aylan.

