Përlepnica e Zija Shemsiut e Xhavit Ahmetit rreshtohet pas kandidatit të LDK-së, Arbër Ismajli

Arbër Ismali, kandidat i LDK për kryetar Komune në Gjilan, bashkë me kandidaten për Asamble Komunale, Gresa Avdiu, ishin në tubimin e madh me Përlepnicën, Kmetocin, Shillovën dhe Verbicën e Kmetocit, ku morën konfirmim të fuqishëm nga qytetarët, të cilët nuk pranojnë më të mbesin peng i një pushteti të paaftë, që i ka harruar fshatrat dhe qytetin për katër vite.

Vullneti dhe përkrahja që pamë mbrëmë janë dëshmi se koha e mashtrimeve ka mbaruar, tha Arbër Ismajli.

Banorët e këtyre fshatrave e dinë se Gjilani meriton shumë më shumë, meriton zhvillim, meriton projekte konkrete dhe një qeverisje që i shërben qytetarit dhe jo interesave të ngushta të partisë në pushtet.

Ne japim vetëm zotime që do t’i përmbushim bashkë me ju.

Arsimi, infrastruktura, shëndetësia, bujqësia dhe rinia do të jenë prioriteti ynë i parë.

Fshatrat tona nuk do të jenë më të lëna anash, por, do të jenë shtylla e zhvillimit ekonomik të projektit për Gjilanin e ri.

Ky entuziazëm që po shohim në çdo tubim është garancia e fitores sonë të madhe plebishitare më 12 tetor.

Faleminderit shumë Përlepnica, Kmetoci, Shillova e Verbicë e Kmetocit për besimin dhe për përkrahjen e jashtëzakonshme.

Vetëm të bashkuar po e nisim një epokë të re për jetësimin e Gjilanit të ri!

#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113