Përleshje masive me shufra metalike në Prishtinë, dy persona përfundojnë në spital

Një ngatërresë mes gjashtë të rinjve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:25, në Prishtinë.

Përleshja, motiv i së cilës dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e momentit, ka eskaluar në përdorimin e shufrave metalike.

Për pasojë, dy prej personave të përfshirë në rrahje kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë marrë trajtim mjekësor.

Pas raportimit të rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy shufra metalike, që dyshohet të jenë përdorur në rast.

Palët e përfshira në përleshje janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.